Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se asnjë pacient me COVID-19 nuk po trajtohet në Mjekim Intensiv.
Në Klinikën Infektive janë katër pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe katër të tjerë Post-COVID-19.
“Sa i përket spitaleve të përgjithshme, 1 pacient është duke marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës. Me oksigjeno-terapi janë 3 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 8 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacient”, thuhet nga ShSKUK.
Dje në Kosovë është shënuar një rast vdekje me COVID-19.