image Asnjë pacient i infektuar në qytetin ku shpërtheu koronavirusi, i fundit u shërua të premten

Botë

Pandemia/ Asnjë pacient i infektuar në qytetin ku shpërtheu koronavirusi, i fundit u shërua të premten

news image

Qyteti i Wuhanit, aty ku shpërtheu Covid-19, nuk ka asnjë rast me koronavirus në spitale. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e shëndetësisë në vend.

Zëdhënësi i qeverisë, Mi Feng deklaroi se pacienti i fundit në një gjendje të rëndë shëndetësore u “kurua” të premten.

Ai konfirmoi gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë rast të ri me virus në qytet. Që prej shpërthimit të epidemisë në dhjetor, Kina ka raportuar 82 816 raste dhe 4 632 viktima.

Vetëm në Wuhan u raportuan 46 452 raste, 56 për qind e infektimeve totale. /Gazeta Sinjali/