Vala e dorëheqjeve të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në Veri po vazhdon, ku krahas saj po shtohen edhe problemet në funksionim të institucioneve, por nga Telekomi i Kosovës deri tash nuk ka dhënë dorëheqje asnjë punonjës serbë, raporton Gazeta Sinjali.
Operatori i telefonisë mobile në Kosovë Telekomi i Kosovës për vite me radhë nuk kishte arritur të shtrijnë operimet dhe shërbimet në pjesën veriore të Kosovës, kryesisht në zonat e banuara me shumicë serbe, për shkak të mungesës së sigurisë.
Derisa jo rrallë herë antenat e pakta të cilat ishin vendosur atje ishin cak i sulmeve nga serbët, ku këputeshin kabllot dhe liheshin jashtë funksionit.
Derisa më pas ato janë vendosur në zonat e banuara me shqiptarë dhe janë vendosur sisteme tjera.
Por nga Telekomi i Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se deri tash nuk ka pasur asnjë dorëheqje të punonjësve serbë nga TK-ja dhe nuk është shënuar asnjë problem.
Fadil Lepaja, ushtrues i detyrës së drejtorit për Marrëdhënie me Publikun në Telekomin e Kosovës, tha për Gazetën Sinjali, se deri më tani nuk kanë asnjë dorëheqje të punonjësve të nacionalitet serb nga Telekomi I Kosovës, si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në veri të vendit.
“Nuk kemi pasur as probleme të tjera, të jashtëzakonshme, qoftë të sigurisë, teknike apo të funksionimit të sistemit, si pasojë e këtyre zhvillimeve”, tha Lepaja.
Më tej ai theksoi se aktualisht, në sistemin e Burimeve Njerëzore sipas identifikimt të punonjësve të Telekomit të Kosovës sipas lokacionit, në pjesën Veriore nuk kanë punonjës.