Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, zëvendësministri Ljupço Nikollovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë gjobitur për kundërvajtje në trafik, respektivisht për mosmbajtje të kaskës gjatë drejtimit të motoçikletës, transmeton Gazeta Sinjali.
Prej fotografive të urdhërpagesave të shpërndara në rrjetet sociale shihet se funksionarët shtetërorë janë gjobitur me nga 50 euro.
Zaev, Nikollovski dhe Filipçe ishin ndaluar para tri ditëve në bulevardin “Goce Delçev”, në afërsi të Qeverisë.