Këngëtari Afrim Muçiqi i cili gjatë sezonit të verës është mjaft aktiv në numrin e madh të dasmave, së fundmi ka treguar një kërkesë të pazakontë të një çifti, në njërën prej këtyre dasmave ku po merrte pjesë si këngëtar.
Ai ka treguar se çifti që po martohej i kishte kërkuar ta këndojë këngën “Ne po ndahemi”, mirëpo të njëjtën këngëtari kishte refuzuar t’ia këndonte, duke i treguar se nuk bën të këndohej këtë këngë.
“T’u buzëqeshë iu thashë se nuk bën kjo këngë”, tregon ndër tjera Muçiqi.