image Asensio nuk është i kënaqur te Reali, kërkon largimin

Futboll

Asensio nuk është i kënaqur te Reali, kërkon largimin

news image

Mesfushori spanjoll, Marco Asensio, pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Asensio nuk është i kënaqur me minutat që po i ofron trajneri Carlo Ancelotti dhe po mendon seriozisht largimin.

Sipas mediumit ‘Abc.es’, Ancelotti i ka bërë të ditur drejtuesve se nuk llogarit në shërbimet e futbollistit dhe ai do të vendoset në shitje.

‘Mbretërit’, janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori nëse marrin një ofertë të kënqashme në merkaton e dimrit.

Interesim për spanjollin prej kohësh kanë shfaqur ekipe si Arsenali dhe Milani, që pritet të hidhen në sulm sërish për të siguruar shërbimet e tij në janar.

Asensio ka kontratë me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2023, ndërsa këtë edicion ka realizuar tre gola në shtatë ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/