image Asamblisti i LDK-së thotë se Haskuka ofendoi të gjithë anëtarët e Vetëvendosjes në Prizren

Politikë

Asamblisti i LDK-së thotë se Haskuka ofendoi të gjithë anëtarët e Vetëvendosjes në Prizren

news image

Kuvendi Komunal i Prizrenit dje ka mbajtur një seancë ku pikë e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi i një kredie. Mirëpo, kjo nuk ndodhi e për këtë u ngjallën shumë reagime në kuvend.

Madje kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka akuzuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, se janë bërë bashkë me ata të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismas, që t’i sabotojnë projektet e komunës.

Haziz Hodaj, asamblist nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prizrenit ka treguar versionin e tij se çfarë ndodhi sot në këtë seancë.

“Ishte një seancë e Kuvendit të Komunës ku njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe aprovimi i një huaje nga BERZH për efiçiencë në ndërtesa të të gjitha dikastereve në Komunën e Prizrenit. Mirëpo, ishim skeptik rreth aprovimit të kësaj kredie duke ditur që Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka pasur një performancë jashtëzakonisht të dobët në tri vitet e fundit e posaçërisht në këtë vit.

Me një buxhet të votuar dhe të aprovuar do të ishte absurditet të aprovohej ose të merrej një vendim për një hua e cila do ta fuste në borxh komunën e Prizrenit”, tha ai.

Po a qëndron ajo se asamblistët e VV-së u bashkuan me asamblistët e partive tjera që të refuzohet kjo kredi?

“Tani e di ku ka aluduar dhe cila ka qenë arsyeja e atij postimi që ka qenë skandaloz dhe një fyerje që ia ka bërë të gjithë anëtarëve të Kuvendit e gjithashtu edhe anëtarëve të Vetëvendosjes. Nuk e di nëse kanë votuar apo jo, por e di se kanë qenë prezentë gjysma e anëtarëve të Kuvendit“, tha Hodaj për Klan Kosova.

/GazetaSinjali/