image As Messi as Ronaldo, ja kush është më i miri i historisë sipas Mourinhos

Futboll

Futboll/ As Messi as Ronaldo, ja kush është më i miri i historisë sipas Mourinhos

news image

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Asnjëri prej tyre pasi për Jose Mourinhon futbollisti më i mirë i historisë së futbollit është një tjetër.

Edhe pse i njeh shumë mirë vlerat e CR7-ës të cilin e ka stërvitur te Reali i Madridit dhe Lionel Messi që kanë qenë makthi i tij kur drejtonte Los Blancos, Special One ka zgjedhur Ronaldo fenomenin si futbollistin më të mirë në historinë e futbollit.

Në një intervistë Mourinho ka thurur elozhe për dy yjet aktualë Ronaldon dhe Messin që kanë bërë historinë në futboll në një dekadë e gjysmë pothuajse, por fjalët e mjaltit portugezi i ka për CR7-ën.

“Messi dhe Ronaldo kanë pasur një karrierë më të gjatë. Ata kanë qëndruar në majat e futbollit çdo ditë për plot 15 vite. Sidoqoftë, nëse flasim për talentin dhe aftësinë, askush nuk e tejkalon fenomenin. Kur ai ishte te Barcelona me Bobi Rson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë. Dëmtimet vranë një karrierë, që do të kishte qenë e pabesueshme”, shprehet Mourinho.