image As avokatja e Jakup Krasniqit nuk pajtohet që gjykimi të fillojë në verën e vitit 2021

Drejtësi

As avokatja e Jakup Krasniqit nuk pajtohet që gjykimi të fillojë në verën e vitit 2021

news image

Avokatja mbrojtëse e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, nuk është pajtuar me propozimin e Prokurorisë që gjykimi të nis në verën e vitit 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Alagendra tha se për këtë proces ju nevojitet kohë dhe mjete të mjaftueshme.

“E dëgjuam atë qa tha Prokuroria dhe ne nuk jemi fare dakord me parashtrimet e Prokurorisë, jam dakord me mendimet e kolegëve të mi. Na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme që të bëjmë vlerësimin e procesit”, ka thënë Alagendra./Gazeta Sinjali/