Ish mesfushori i Barcelonës, Artur Vidal, u detyrua të braktisë ndeshjen me Fiorentinën, sfidë të cilën e fitoi Interi.
Vidal u detyrua të lë fushën menjëherë pas pjesës së parë, ku vendin e tij e zuri Roberto Gagliardini.
Interi ka konfirmuar në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’ se kjo ndodhi pasi mesfushori kilian ka probleme me gju.
“Arturo Vidal u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të një mavijosje në gjurin e tij të majtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
33-vjeçari ka bërë 24 paraqitje për Interin dhe ka shënuar 2 gola këtë edicion.