image ​Vidal: Fati ka një të ardhme të ndritshme

Futboll/ ​Vidal: Fati ka një të ardhme të ndritshme

news image

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka thënë se sulmuesi Ansu Fati, ka një të ardhme të ndritshme në “Camp Nou”.

Fati ka impresionuar të gjithë pasi ka arritur të shënojë dy gola dhe të bëj një asistim, gjë që ka fituar edhe vëmendjen e yllit të skuadrës, Lionel Messi.

I të njëjtin mendim është edhe kiliani, i cili beson që në të ardhmen spanjolli do të jetë një ndër lojtarët më të mirë, transmeton KosovaPress.

“Është shumë i ri, por ka treguar shumë kualitete. Duhet të jemi të qetë, t’i ndihmojë dhe më e rëndësishmja ta mbrojmë. Duhet të përgatitet që të jetë një ndër më të mirët. Sot mund ta shihni sa i rëndësishëm është”, deklaroi ai.

Vidal foli edhe për francezin Ousmane Dembele, i cili mori karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Sevillas.

“Jam i sigurt që do të bëjë më të mirën. Të gjithë lojtarët me eksperiencë po i japin këshilla. E di ndjesinë që po luan për klubin më të mirë në botë. Ka bërë disa gabime. Ka kualitetet që i nevojiten për të pasur sukses te Barcelona”, përfundoi ai.