Prezantuesja e cila tash e sa kohë ka zhvilluar edhe karrierën e saj si këngëtare, Luana Vjollca, ka nënshkruar së fundmi kontratë me kompaninë “Sony Music”.
Lajmin e gëzueshëm, Luana e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram përmes një fotografie, ku shfaqet duke pozuar në një veshje të zezë, shoqëruar me emrin dhe logon e kompanisë.
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Tejet e lumtur të bëj të ditur se jam tashmë pjesë e industrisë së Sony Music”, është shprehur këngëtarja në anglisht.
“Mama, ja dola për të dyja ne”, shprehet Vjollca referuar faktit se nëna e saj ka pasur ëndërr muzikën, rrugëtim i mbetur në gjysmë shkaku i rrethanave të jetës./Gazeta Sinjali/