Artistja kosovare, Flutra Zymi, është personi që ua mbylli sytë shtatoreve të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, Ibrahim Rugovës dhe Zahir Pajazitit në sheshet e Prishtinës.
Veprimin e saj, Zymi e ka quajtur vepër artistike të artit bashkëkohor që u bë realitet, duke thënë se këta dijetarë dhe heronjtë tanë u maltretuan dhe u abuzuan në mënyrën më mizore.
Teksa shton se për këtë simbolik kishte leje nga institucionet përkatëse. /Gazeta Sinjali/.