image Dua Lipa fton fansat e saj të bëhen pjesë e videoklipit më të ri

Bota e Yjeve

Dua Lipa fton fansat e saj të bëhen pjesë e videoklipit më të ri

news image

Artistja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të punojë në projektin e saj më të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti.

Mirëpo, ajo kërkoi ndihmën e fansave të saj për të krijuar videoklipin e këngës ‘Levitating’ nga albumi i fundit ‘Future Nostalgia’.

Ajo prezantoi audicionin e hapur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Jam shumë e entuziazmuar t’ju them se unë jam duke punuar në një video muzikore për ‘Levitating’ dhe unë dua që ju të jeni pjesë e tij! Pavarësisht nëse është koreografi, tutorial grimi, animacion, ajo fillon në TikTok. Merrni pjesë në sfidën #DuaVideo dhe ju ose puna juaj mund të përfshihen në videon zyrtare të muzikës. Unë nuk mund të pres që të shoh se çfarë do të prezantoni”.