Artisti, Grime Wiley është pezulluar përgjithmonë nga Twitter.
Twitter ka njoftuar se ka ndërmarrë një hap të tillë sepse artisti kishte bërë shkelje të përsëritura të rregullave.
Firma me qendër në San Francisko më parë kishte pezulluar përkohësisht Wiley-in dhe nuk i fshiu disa nga tweet-et e tij të së kaluarës. Por tani firma tha se kishte vendosur që t’i fshijë të gjitha postimet e tij të kaluara nga platforma e tij “pas shqyrtimit të mëtejshëm”.
Ndërsa, Facebook lëshoi një ndalim pasi Wiley u zbulua duke postuar materiale abuzive në faqen e tij personale duke përdorur emrin e tij të vërtetë, Richard Cowie. /Gazeta Sinjali/