Artistë të njohur shqiptarë me famë vendore e botërore, janë solidarizuar me shtetin e Shqipërisë, pas tërmeteve të njëpasnjëshme që e kanë prekur vendin nga ora 04:00 mëngjesit.
Këta artistë kanë vendosur që përmes rrjeteve sociale, të luten për Shqipërinë dhe familjarët e viktimave, transmeton Gazeta Sinjali.
Artistë të njohur si: Rita Ora, Dua Lipa, Gashi, Butrint Imeri, Ledri Vula, Yll Limani, Adelina Berisha e shumë të tjerë janë solidarizuar me Shqipërinë.
Ja disa nga postimet e artistëve shqiptarë në rrjetin social Instagram:
Sipas asaj çka raportojnë mediat e Shqipërisë, numri i viktimave nga tërmetet deri më tani ka shkuar në 18 dhe mbi 600 persona janë raportuar të lënduar./Gazeta Sinjali/