image Kidnapimi i policëve kosovarë nga Serbia, s'ka reagime as nga Shqipëria

Kosovë

Kidnapimi i policëve kosovarë nga Serbia, s’ka reagime as nga Shqipëria

news image

Kidnapimi i tre zyrtarëve kufitarë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, riktheu edhe sot situatën e tensionuar që e ka kapluar vendin që më 26 maj, raporton Gazeta Sinjali.

Pozitë e opozitë si dhe instancat më të larta të vendit kanë reaguar për këtë veprim të shtetit serb, ku kryesisht u pa si provokim dhe nxitje për vazhdim të tensioneve mes dy shteteve.

Të njëjtit kërkuan lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve kufitarë dhe kërkuan nga faktori ndërkombëtar reagim. Reagim i cili deri më tani po duket se po shkon në “vesh të shurdhër”.

Asnjë reagim nga ndërkombëtarët përkundër tensioneve që kanë kapluar “vullkanin” – veriun e Kosovës, e njëjtë as nga Shqipëria.

Kur kanë kaluar rreth disa orë nga ky informacion, nuk ka asnjë reagim, asnjë kritikë, asnjë dënim, asnjë thirrje.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje në një konferencë të jashtëzakonshme për medie njoftoi anulimin e dy qeverive shqiptare të paraparë për ditën e sotme, ku shtoi se Shqipëria nuk i përkrah vendimet e fundit të Kosovës.

Nga ana tjetër, nga ndërkombëtarët priten sanksione të reja përveç atyre të SHBA-së të cilat u vendosen pak ditë më parë, pas moskordinimit të Qeverisë me SHBA-të për zgjedhjet në veri.

/GazetaSinjali/