image Arthur operohet, mungon rreth tre muaj

Futboll

Arthur operohet, mungon rreth tre muaj

news image

Arthur Melo ka përfunduar me sukses operimin e tij.

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo ka përfunduar operimin e tij pas lëndimit të pësuar gjatë sezonit të kaluar.

Ishte skuadra nga Torino e cila konfirmoi lajmin për operimin e brazilianit, duke e quajtur “ndërhyrje perfekte”.

Lëndimi i Arthur ishte që nga muaji shkurt dhe pas vlerësimit të mjekëve, vendimi më i duhur ishte ndërhyrja me anë të operimit.

Ai është operuar në këmbën e majtë dhe sipas Juventusit, koha e mungesës së tij do të jetë rreth tre muaj. /Gazeta Sinjali Sporti/