image Arteta premton nënshkrime të reja para mbylljes së afatit kalimtar veror

Futboll

Arteta premton nënshkrime të reja para mbylljes së afatit kalimtar veror

news image

Mikel Arteta ka konfirmuar se Arsenali do të përpiqet të kompletojë më shumë nënshkrime para mbylljes së afatit kalimtar veror.

‘Gunners’ e nisën mbraë edicionin e ri 2022-23 në Premier League, duke fituar me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Crystal Palaces.

Pavarësisht se londinezët janë përforcuar me pesë transferime këtë merkato, Mikel Arteta ka sugjeruar se klubi do të përpiqet të bëjë edhe ndonjë transferim pa u mbyllur merkato.

“Ne do të përpiqemi. Janë disa gjëra që kemi planifikuar. Ne do të provojmë në javët e ardhshme”, deklaroi Arteta pas fitores ndaj Crystal Palace.

/GazetaSinjaliSport/