image Arteta e bind Granit Xhakën për të qëndruar te skuadra e Arsenalit

Futboll

Sport/ Arteta e bind Granit Xhakën për të qëndruar te skuadra e Arsenalit

news image

Trajneri Mikel Arteta, e ka bindur futbollistin e njohur kosovar, Granit Xhaka, që të qëndrojë te skuadra e Arsenalit.

Që kur mori drejtimin e Arsenalit, Arteta ka dalë në mbrojtje të 27-vjeçarit.

Granit Xhaka ishte një lojtar kyç për Artetën. kështu tekniku spanjoll arriti ta bindte atë që të mos largohej nga Arsenali kur kishte dhe oferta nga Hertha e Berlinit.

E di se si ndjehet në këto momente, por unë dua që ai të dëgjojë opinionin tim për të. Është shumë e vështirë që në një vit gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte. Shpresoj që të gjithë ta harrojnë atë që ka ndodhur”, citohet të ketë thënë Arteta./Gazeta Sinjali/