image Arsyetohet ministri Aliu për marrëveshjen me kolegjin privat: Do të nënshkruajmë edhe me UP-në - Sinjali

Arsyetohet ministri Aliu për marrëveshjen me kolegjin privat: Do të nënshkruajmë edhe me UP-në

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pas raportimeve se nënshkroi marrëveshje me kolegjin privat UBT, ku edhe vet punon si profesor.

Aliu, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nesër do të nënshkruajë marrëveshje edhe me UP-në, dhe pretendon se ajo ka pasur plan të nënshkruhet sot.

“Për të qenë të saktë dhe transparentë, sot ka qenë e planifikuar që të nënshkruhet marrëveshja me Universitetin e Prishtinës. Përkundër vullnetit tonë, në pamundësi për të realizuar këtë sot, nënshkrimi i bashkëpunimit me UP është shtyrë për ditën e nesërme”, shkroi Aliu në Facebook.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftar sot se ministria që ai drejton ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin ‘UBT’. Në bazë të dhënave të deklaruara nga ministri Aliu në Agjencinë Antikorrupsion, ai është i punësuar në këtë kolegj si ligjërues që nga viti 2017.

Kjo është marrëveshja e parë që nënshkroi, ani pse më herët kishte premtuar fillimisht marrëveshje me UP-në.

Aliu, në reagimin në Facebook, thotë se “nuk ka qasje selektuese”.

“Në asnjë mënyrë, qasja jonë nuk është selektuese e as diskriminuese apo favorizuese, por në përputhje me të mirën publike dhe me strategjinë e Ministrisë, në interes të projekteve zhvillimore të cilat i kemi në plan t’i realizojmë”, ka shkruar Aliu.

/GazetaSinjali/

 


Shpërndaje artikullin