image Arsyetimi i Qeverisë për shpalljen e masave emergjente për kufizim të furnizimit me energji

Politikë

Arsyetimi i Qeverisë për shpalljen e masave emergjente për kufizim të furnizimit me energji

news image

Sot, Qeveria e Kosovës mori vendim që të shpallen masa emergjente në lidhje me kufizimin e furnizimit me energji elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Rritja enorme e çmimeve të rrymës, vështirësitë e sistemin elektro-energjetik pas rritjes së konsumit dhe pamjaftueshmëritë e gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin janë arsyet sipas Qeverisë që çuan deri te ky vendim

Sipas një dokumenti që e ka siguruar Sinjali, Qeveria ka vendosur dy masa: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorë dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Kujtojmë që në ditët e fundit, Kosova është përballur me reduktime të shumta të energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/