Largohuni nga deti ose pylli, kërkoni menjëherë një strehë të sigurt, por asnjëherë nën një pemë, veçanërisht nëse jeni të izoluar. Tashmë kemi mësuar se si të qëndrojmë larg rrufesë kur ndodhemi në qiell të hapur, sidomos pas datës 15 gusht, kur vjen moti i keq për të na kujtuar se vera po mbaron.
UJI DHE METAL: Por kur ndihemi të sigurt në shtëpinë tonë? Edhe pse gjasat për t’u goditur nga rrufeja janë shumë të vogla, gjatë një stuhie duhet të shmangim çdo kontakt me ujësjellësin dhe ujin e rrjedhshëm. Me fjalë të tjera, mos bëni kurrë dush ose banjë, ose të lani enët. James Rawling, profesor i fizikës në Universitetin Nottingham Trent, e shpjegon këtë në një artikull të botuar në “The Conversation”.
“Nëse rrufeja godet një shtëpi, ajo mund të kalojë lehtësisht përmes sistemit hidraulik të një ndërtese, pasi tubat metalikë dhe uji (rreziku është më i vogël me ato plastike) janë përçues elektrikë par excellence. Dhe pikërisht në dush në banjën tonë janë të dyja materialet”, shpjegon James Rawling.
PËRÇUES ELEKTRIKË: Rrufeja mund të kalojë përmes sistemeve elektrike dhe sistemeve të marrjes së radios dhe televizionit. Prandaj duhet shmangim përdorimin e çdo gjëje që është e lidhur me një prizë elektrike: kompjuter, TV, lavatriçe, pjatalarëse, sobë. Të mbështetesh pas mureve të shtëpisë ose të shtrihesh në dysheme nuk është gjithashtu një ide e mirë. Betoni nuk është përçues, por mund të bëhet i tillë nëse është me armaturë me përforcim metalik.
“Rregulli i përgjithshëm është se kur dëgjojmë bubullima në distancë, edhe nëse nuk bie ende shi, kjo do të thotë se stuhia është mjaft afër që të mund të rrezikojë të arrihet nga rrufeja (rrufeja mund të lëshohet në 16 kilometra larg nga stuhia mëmë). Kjo është arsyeja pse do të ishte më e kujdesshme të ktheheshim në dush gjysmë ore, pasi të kishim dëgjuar bubullimën e vetëtimës së fundit”, përfundon James Rawling. /A2CNN