image Arsyet e aktvendimit lirues ndaj Gazmend Muhaxherit

Drejtësi

Gjykata/ Arsyet e aktvendimit lirues ndaj Gazmend Muhaxherit

news image

Gjykata Themelore e Pejës ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Ai akuzohej për vepren penale “mosekzekutim i vendimeve gjyqësore”, Sinjali ka siguruar aktvendimin e këtij rasti dhe në vijim të tekstit mund t’i lexoni arsyet e lirimit.

Gazmend Muhaxheri, ngarkohej me aktakuzë që nga viti 2017, sipas së cilës si person përgjegjës, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Pejës, ka refuzuar të ekzekutojë vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Mirëpo, nga kjo aktakuzë u lirua dje.

Në aktvendimin lirues thuhet se veprimet e të pandehurit nuk përbëjnë vepër penale dhe nuk ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar se Muhaxheri ka kryer këtë vepër penale.

“Pushohet procedura penale kundër të pandehurit Gazmend Muhaxheri për shkak të veprës penale “mosekzekutim i vendimeve gjyqësore” …sepse veprimet e të pandehurit nuk përbëjnë vepër penale dhe nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës të cilin e ka siguruar Sinjali.

Cilat janë arsyet e lirimit?

/Sinjali/