Për të siguruar një nxirje të mirë në plazh, përveç pjeprit dhe karotës, të cilat janë të njohura për përmbajtjen e lartë të betakarotenit, edhe birra është një aleate mjaft e mirë për nxirjen e lëkurës. Nëse keni plane për të shkuar në plazh këtë fundjavë, mos harroni birrën me vete, transmeton Gazeta Sinjali.
Si ta përdorësh ?
Së pari duhet ta lyesh trupin me krem, dermatologët vazhdojnë të këshillojnë që të përdorësh krem me Spf të lartë në varësi edhe të tipit të lëkurës.
Pasi e ke lyer të gjithë trupin me kremin mbrojtës dhe e ke lënë për disa minuta, fillo ta lyesh me birrë (nuk është e rëndësishme marka), por duke mos e tepruar me masën, sepse mund të ndikojë në djegien e lëkurës./Gazeta Sinjali/