image Arsyeja absurde pse Madonna refuzoi të punojë me Guetta-n

Bota e Yjeve

Arsyeja absurde pse Madonna refuzoi të punojë me Guetta-n

news image

DJ i famshëm botëror, zbuloi se Madonna kishte qenë e interesuar të punonte me të pasi ai fitoi një Grammy në 2011 për ribërjen e këngës së saj “Revolver”.

Ai gjithashtu kujtoi një takim me Madonnën ku tregoi, “Ajo më thotë se e pëlqen këtë `remix` dhe më sugjeron që unë të prodhoj albumin e saj të ardhshëm. Ne flasim për gjithçka, për muzikën, atë që ajo dëshiron të bëjë me albumin.

Guetta tregon se më pas i kishte zbuluar se shenja e tij astrologjike është Akrepi.

“Papritmas, ajo bën një fytyrë dhe më thotë,‘ Më fal, nuk do të jemi në gjendje të punojmë së bashku. Ishte kënaqësi të të njihja. Mirupafshim!” shtoi ai . /Gazeta Sinjali/