Drejtoria e Arsimit në qytetin e Kamenicës ka refuzuar kërkesën për ta kthyer në pozitën e mëparshme një arsimtare të Gjuhës Shqipe.
Kjo e fundit kishte bërë kërkesë që të kthehej në vendin e saj të punës, pasi që e njejta ishte transferuar në bibliotekën e shkollës. Por Drejtoria e Arsimit ka refuzuar kërkesen e saj pasi aty gjeti 8 gabime elementare drejtshkrimore.
“Ne këto rrethana, DKA e konsideron te paarsyeshme dhe te parealizueshme kërkesën tuaj”, thuhet në vendimin e Drejtorisë së Arsimit për Infokusin. Aty në vendim përmenden edhe 8 gabimet drejtshkrimore të arsimtares./Gazeta Sinjali/