image Arsenali triumfon ndaj rivalit londinez West Ham, Xhaka kompletoi 90 minuta

Futboll

Arsenali triumfon ndaj rivalit londinez West Ham, Xhaka kompletoi 90 minuta

news image

Arsenali u përball me West Hamin në derbin londinez të javës së 17-të në Premierligë, raporton Sinjali Sport.

Topçinjtë si nikoqir triumfuan ndaj çekanëve në ‘Emirates Stadium’, me rezultat të pastër 2-0.

Martinelli dhe Smith-Rowe i shënuan golat për Gunners, duke siguruar një fitore të rëndësishme.

Dueli i dy skuadrave londineze përpos rivalitet të madh ndër vite, këtë sezon do të luftojnë që të dyja për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Arsenali me 29 pikë ia ka rrëmbyer pozitën e katër West Hamit, e cila deri tani ka arkëtuar 28 pikë duke u renditur në vendin e pestë.

Granit Xhaka zhvilloi krejt ndeshjen, duke e siguruar edhe një herë pozitën e titullarit, pas rikthimit nga lëndimi.

/Gazeta Sinjali Sporti/