image Arsenali rrit ofertën për yllin ukrainas, 'topi' tani te Shakhtar

Futboll

Arsenali rrit ofertën për yllin ukrainas, ‘topi’ tani te Shakhtar

news image

Arsenali ka bërë një ofertë të re në drejtim të Shakhtar Donetzk, për yllin ukrainas, Mykhailo Mudryk.

‘Gunners’ kishin një ofertë të refuzuar nga klubi ukrainas, e cila ishte në regjionin e 40 milionë eurove + 20 milionëve shtesa.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, londinezët tani kanë bërë një propozim të ri në drejtim të Shakhtar, dhe klubi ukrainas është duke e shqyrtuar ofertën.

Sipas Romanos, për futbollistin ka interes edhe Chelsea, por për futbollistin prioriteti mbetet Arsenali.

Lojtari tashmë nuk e ka fshehur dëshirën për tu transferuar te Arsenali, duke shpërndarë disa ‘storie’ në rrjete sociale, që e lidhin atë me një kalim te Arsenali.

/GazetaSinjaliSport/