image Arsenali pret oferta për Aubameyangin në janar

Futboll

Arsenali pret oferta për Aubameyangin në janar

news image

Arsenal është i hapur që ta lejojë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang të largohet nga klubi muajin e ardhshëm sapo të pranojnë ndonjë ofertë të denjë për 32-vjeçarin.

Aubameyang muajin e kaluar iu hoq shiriti i kapitenit ngase u rikthye me vonë nga një udhëtim i autorizuar.

Gaboni ka lidhje të ngushtë me trajnerin Mikel Arteta, por shkaku i jodisiplinës ka pasur probleme mes dyshes.

Edhe pse Arteta nuk e ka mohuar rikthimin e Aubameyang në skuadër, ESPN raporton se klubi është i hapur që të dëgjojë ofertë për muajin e ardhshëm.

“Topçinjtë” do shohin ofertat që kanë për sulmuesin në janar, edhe pse pagat e larta mund të jenë problemi kryesor që mund të dështoi shitja.

Aubameyang fiton 250 mijë euro në javë dhe vetëm disa klube mund të paguajnë këtë pagë të lartë të futbollistit.

Raportohet se dy klubet italiane, Juventus dhe Inter e duan qendërsulmuesin, por në formë huazimi me opsion blerje në fundin e edicionit. /Gazeta Sinjali Sporti/