image Arsenali po rrezikon me transferimin e futbollistit të lënduar të Liverpoolit

Futboll

Sport/ Arsenali po rrezikon me transferimin e futbollistit të lënduar të Liverpoolit

news image

Arsenali “duhet të jetë i kujdesshëm” nëse ata e konsiderojnë blerjen e mesfushorit të Liverpoolit, Adam Lallana këtë verë, thotë Nigel Ëinterburn, i cili shqetësohet për rekordin e lëndimeve të futbollistit.

“Lallana është një lojtar që me pëlqen, por ai ka shumë probleme me lëndime”, thotë ish mbrojtësi i Arsenalit për Metro Sport.

“Kur kërkoni lojtarë të rinj për skuadrën e parë apo edhe të dytën, duhet të jeni të kujdesshëm”.

Ka pasur raporte që Arsenali mund të humbet gjatë verës Mesut Ozilin, Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, të cilët pritet që të largohet në fund të sezonit nga Emirates Stadium.

Ëinterburn insiston që Arteta nuk do të jetë në gjendje që t’i mban këta lojtarë, por ka theksuar se klubi duhet të mendoj mirë para se të bëj blerje të reja.

“Ju dëshironi që ti mbani të gjithë lojtarët e mirë, dëshironi që të punoni me ta dhe të luani me ta. Fatkeqësisht, lojtarët në fjalë marrin shumë paga të larta dhe ndoshta ata do të detyrohen të largohen për shkak të formës së tyre”, ka deklaruar ai.