image Arsenali po konsideron transferimin e mesfushorit të Chelseas

Futboll

Arsenali po konsideron transferimin e mesfushorit të Chelseas

news image

Arsenali po konsideron një lëvizje ‘shokuese’ për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, raporton Daily Star.

Mesfushori francez është një lojtar kyç në skuadrën e Thomas Tuchel, por ai ka vetëm 12 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me Blutë.

Francezi është një nga përfituesit më të mëdhenj të klubit dhe pësoi një sërë dëmtimesh sezonin e kaluar.

Mikel Arteta dëshiron më shumë lojtarë të klasit botëror në radhët e tij të mesfushës, pasi ai kërkon ta përmirësojë renditjen tabelare nga sezoni i kaluar. Dhe me përfundimin e kontratës së Kantes, Arsenali është gati të hidhet në sulm nëse Chelsea do ta lëshojë tani.

Kante, 31 vjeç, është një futbollist me përvojë të madhe me mbi 400 paraqitje profesionale në emrin e tij. Ai fitoi tituj të Premierligës me Chelsean në 2017 dhe Leicester në 2016.

/Gazeta Sinjali Sporti/