image Arsenali ndalet me barazim nga Crystal Palace

Futboll

Arsenali ndalet me barazim nga Crystal Palace

news image

Pas tri fitoreve radhazi, skuadra e Arsenalit është ndalur me barazim në Premier Ligë, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga takimi me Crystal Palace.

Pavarësisht dominimit të Arsenalit dhe rasteve nga të dy skuadrat, ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Emirates Stadium’ u mbyll pa gola.

Pas këtij barazimi, Arsenali tani ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të, kurse Crystal Palace ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të. /Sporti në Sinjali/.