image Arsenali gjen zëvendësuesin e Xhakas

Futboll

Arsenali gjen zëvendësuesin e Xhakas

news image

Granit Xhaka vazhdon të jetë një shënjestër konkrete e Romës së re të Mourinhos, përcjell Sinjali Sport.

Sipas raporteve nga mediumi anglez “Daily Telegraph”, Arsenali po mendon të zëvendësojë zviceranin me Ruben Neves.

Portugezi i lindur në 1997 dhe që ishte më vendimtar te Wolverhampton sezonin e shkuar.

Ujqërit, të vetëdijshëm për faktin se Topçinjtë do të mbledhin një shumë të konsiderueshme në rast të shitjes së Xhakës (rreth 20-25 milion euro), po kërkojnë të paktën 50 milion euro. /Gazeta Sinjali Sporti/