image Arsenali bindshëm fiton ndaj Sunderlandit, kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup

Futboll

Arsenali bindshëm fiton ndaj Sunderlandit, kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup

news image

Sot filloi faza e çerekfinaleve të EFL Cup në Angli, transmeton Sinjali Sport.

Arsenali fitoi në këtë raund në përballjen ndaj Sunderlandit, me rezultat të thellë 5-1.

Me këtë fitore topçinjtë siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Eddie Nketiah me hat-trick shkëlqeu, Nicolas Pepe dhe Charlie Patino me nga një tjetër vulosën kualifikimin e Gunners.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi, Nathan Broadhead.

Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 55-të , ndërsa te Sunderlandi, Arbenit Xhemajli ‘nxehu’ bankën rezervë. /Gazeta Sinjali Sporti/