image Arsenali arrin fitore me dy gola në kohën shtesë

Futboll

Arsenali arrin fitore me dy gola në kohën shtesë

news image

Xhiroja e 37-të në Premierligë është duke vazhduar edhe sot, ku u mbyll një nga sfidat, Crystal Palace – Arsenal, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja që u luajt në Londër përfundoi me rezultatin 1-3, në të mirë të “Gunners”.

Nicolas Pepe hapi sfidën në minutën e 35-të, më pas Benteke barazoi në të 62-ën, pastaj Martinelli kaloi mysafirët në epërsi në min e 90+1 dhe tre minuta më vonë përsëri Pepe e vulosi çështjen e fituesit me golin e dytë personal në ndeshje.

Topçinjtë me këtë fitore mbajnë gjallë shpresat për një vend në Evropë  pasi që janë në pozitën e nëntë me 58 pikë, një më pak se vendi i shtatë, ndërsa rivali londinez Palace gjenden në vendin e 13-të. /Gazeta Sinjali Sporti/