image Arsenal vazhdon pa humbje vitin 2020, e mposhtë lehtë Newcastlin

Futboll

Futboll/ Arsenal vazhdon pa humbje vitin 2020, e mposhtë lehtë Newcastlin

news image

Ekipi i Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Newcastle me rezultat 4:0. Kjo fitore ua mban gjallë shpresat për një pozitë që dërgon në garat evropiane.

Klubi nga Londra të gjitha golat i shënoi në pjesën e dytë. Llogarinë për Arsenalin e hapi sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang në minutën e 54-të.

Tre minuta më pas, Nicholas Pepe dyfishoi epërsinë e skuadrës së Artetas.

Golin e tretë e shënoi Ozil në minutën e 85-të. Kurse goditjen përfundimtare ia dha Lacazette në minutën e 95-të.

Arsenal për momentin gjenden në pozitën e 10-të me 34 pikë. Ata janë dy pikë larg pozitë që dërgon në Evropa Ligë./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/afctrends/status/1229100909541629957?s=19
https://twitter.com/WinItForKobe/status/1229099530160951296?s=19
https://twitter.com/WinItForKobe/status/1229108391743803392?s=19
https://twitter.com/WinItForKobe/status/1229109193271058434?s=19