image Arsenal përfiton nga anulimi i sezonit në Ligën e Frances

Futboll

Futboll/ Arsenal përfiton nga anulimi i sezonit në Ligën e Frances

news image

Qeveria e Francës ka lajmëruar se sezoni i Ligue 1 është anuluar dhe se nuk do të ketë ngjarje sportive deri në muajin gusht.

Nga ky veprim i Qeverisë së Francës ka përfituar skuadra angleze, Arsenal, transmeton Gazeta Sinjali.

Mbrojtësi i Arsenal, që ishte i huazuar në St.Etienne, William Saliba do të rikthehet më herët në Londër se që e kishte planifikuar.

Ai shihet si lideri i mbrojtjes në Arsenal sezonin e ardhshëm./Gazeta Sinjali/