image Arsenal ngjitet në tabelë, siguron fitoren e radhës

Futboll

Arsenal ngjitet në tabelë, siguron fitoren e radhës

news image

Arsenal ka mposhtur me rezultat 3-0 Newcastlen, në ndeshjen e sontme të zhvilluar në kuadër të Premier Ligës.

Aubameyang shkëlqyeu në këtë ndeshje, ku arriti të shënojë dy gola, shkruan Sinjali Sport.

Kurse, golin tjetër për Arsenalin e shënoi Saka.

Në këtë ndeshje startues për Arsenalin luajti edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.

Me këtë fitore Arsenal ka kaluar nga pozita e 11-të në pozitën e 10-të, e ku në 5 ndeshjet e fundit ka arritur katër fitore.

/Sporti në Sinjali/