image Arsenal me pesë mungesa kundër Olympiakosit, në mesin e tyre edhe Ozil

Futboll

Futboll/ Arsenal me pesë mungesa kundër Olympiakosit, në mesin e tyre edhe Ozil

news image

Nesër skuadra e Arsenal do të luaj kundër Olympiakosit në Greqi, në kuadër të Evropa Ligës.

Londinezët për këtë ndeshje janë me pesë mungesa, transmeton Gazeta Sinjali.

Në komunikatën që ka lëshuar Arsenal për media lajmëron se Ozil do të mungoj për shkak të arsyeve personale.

Lucas Torreira nuk ka udhëtuar me ekipin shkaku i gripit por nëse ka ndonjë përmirësim atëherë ai do të shkoj në Greqi.

Calum Chambers, Kieran Tierney dhe Cedric Soares janë mungesa të kamotshme.  Lajmi i mirë është që mbrojtësi, Pablo Mari është i gatshëm për lojë./Gazeta Sinjali/