image Arsenal hyn në garë për portierin Raya, portieri spanjoll preferon londinezët përpara Bayernit

Futboll

Arsenal hyn në garë për portierin Raya, portieri spanjoll preferon londinezët përpara Bayernit

news image

Arsenali duket se nuk e ka ndërmend të ndalen me transferime në këtë merkato verore.

Pasi kanë shpenzuar mbi 200 milionë funte deri më tani, ‘Gunners’ po tentojnë edhe nënshkrimin me një portier të ri.

Arsenali është duke eksploruar mundësinë për ta rekrutuar portierin e Brentford, spanjollin David Raya, raporton gazetari i famshëm britanik, David Ornstein.

Gunners dëshirojnë të shtojnë konkurrencë në portë pas pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshem, ku së bashku me numrin 1 aktual Aaron Ramsdale, të dy të luftojnë për një vend startues.

Brentford nuk ka marrë ende një ofertë nga Arsenali – ose ndonjë ekip tjetër – por janë të vetëdijshëm për interesin e tyre.

Bayern Munich është gjithashtu i interesuar, por 27-vjeçari do të favorizonte një lëvizje në Arsenal duke u ribashkuar me ish-trajnerin e portierëve të Brentfordit, Inaki Cana, shton Ornstein.

Ndërkohë, Arsenali mund ta lirojë portierin e dytë aktual të klubit, portieri amerikan Matt Turner, i cili është objekt interesimi për skuadrën e Nottingham Forest.

Kujtojmë që deri tani Arsenal ka transferar Kai Havertz, Declan Rice dhe Jurrien Timber, të tre për një shumë të kombinuar rreth 210 milionë funte.

/GazetaSinjaliSport/