image Arsenal - Bournemouth: Formacionet e mundshme, statistika, parashikim

Futboll

Arsenal – Bournemouth: Formacionet e mundshme, statistika, parashikim

news image

Arsenali do ta mirëpresë sot në Emirates skuadrën Bournemouthit, në kërkim të fitores së radhës.

‘Topçinjtë’ mposhtën me rezultat të thellë 4-0 në mesjavë skuadrën e Evertonit, për t’u shkëputur në 5+ pikë nga përcjellësi i dytë, Manchester City.

Londinezët tani kanë 60+ pikë pas 25 xhirove të para, duke e arritur këtë shifër vetëm për herë të tretë në një kampanjë të ligës gjatë kësaj faze të sezonit (gjithashtu 2003-04 dhe 2007-08).

Të rejat nga lëndimet:

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, mund tëjetë titullar për herë të parë për tre javë, pasi ka impresionuar kundër Evertonit si zëvendësues i pjesës së parë për Jorginhon, i cili kishte vuajtur nga sëmundja.

‘Topçinjtë’ do të monitorojnë Eddie Nketiah, i cili po çalon nga një lëndim i kyçit të këmbës.

Gabriel Jesus dhe Mohamed Elneny mbeten jashtë nga problemet e gjurit.

Mesfushori i Bournemouth, Lewis Cook është rikthyer në garë pasi humbi pesë ndeshje me një problem në gju.

Illia Zabarnyi, Marcus Tavernier, David Brooks dhe Lloyd Kelly janë ende të padisponueshëm për Cherry.

Statistika kokë-më-kokë

  • Arsenali ka fituar të gjashtë ndeshjet e tyre në shtëpi kundër Bournemouth në ligë dhe kupë, duke shënuar 17 gola dhe duke pranuar dy.
  • ‘Qershitë’ kanë fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e tyre kundër ‘Gunners’ në të gjitha kompeticionet (2 barazime, 10 humbje), duke mos mbajtur asnjë portë të pastër.

Arsenal

  • Totali i 60 pikëve të Topçinjve është totali i tyre i dytë më i lartë pas 25 ndeshjeve në Premier League, një më pak se sa ata që kishin arritur në të njëjtën fazë të sezonit 2003-04.
  • Vetëm tre skuadra kanë marrë 60 pikë ose më shumë nga 25 ndeshjet e tyre të para në Premier League dhe nuk e kanë fituar titullin – Liverpool në 2018-19, vetë Arsenali në 2007-08 dhe Newcastle në 1995-96.
  • Londinezët veriorë kanë fituar tetë ndeshje radhazi të ligës kundër skuadrave të reja të promovuara, me humbjen e tyre të fundit të tillë, ajo 2-0 në Brentford në ditën e hapjes së sezonit të kaluar.
  • Skuadra e Mikel Artetës po konkurron për të regjistruar porta të paprekura radhazi në ndeshjet e Premierligës në shtëpi për herë të parë që nga një seri prej katër në nëntor dhe dhjetor 2021.
    Ata kanë mbajtur vetëm tre në 17 ndeshjet e fundit të ligës në Emirates Stadium.
  • Martin Odegaard ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në shtatë gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në ligë kundër skuadrave të reja të promovuara, duke asistuar dy dhe duke shënuar pesë – duke përfshirë një dygolësh kundër Bournemouth në fillim të këtij sezoni.
  • Eddie Nketiah është një më pak se 100 paraqitje në ligë në karrierë (përfshirë 17 në huazim te Leeds).

Bournemouth

  • Fitorja 1-0 ndaj Wolves më 18 shkurt nënkupton që ‘Qershitë’ mund të fitojnë ndeshje të njëpasnjëshme si mysafir për herë të parë që nga tetori 2018, kur mundën Watford 4-0 dhe më pas Fulham 3-0.
  • Skuadra e Gary O’Neil ka pranuar 32 gola në ligë jashtë shtëpisë këtë sezon,
  • Bournemouth ka humbur të tetë ndeshjet e tyre në Premier League kundër skuadrave që fillojnë ditën në krye të tabelës, duke pësuar gjithsej 27 gola, ndërsa janë pa fitore në 13 ndeshje këtë sezon kundrejt skuadrave që aktualisht janë në gjysmën e parë të tabelës (4 barazime, 9 humbje).
  • Dominic Solanke ka shënuar tetë nga 10 golat e tij të fundit në ligë në ndeshjet jashtë fushe, duke përfshirë secilin nga pesë të fundit.

Formacionet e mundshme (FOTO):

image 16

Parashikim i ndeshjes: Arsenal 3-0 Bournemouth

/GazetaSinjaliSport/