image Arsenal arrin fitore kundër Newcastle pas 120 minutave

Futboll

Arsenal arrin fitore kundër Newcastle pas 120 minutave

news image

Arsenal dhe Newcastle nuk arritën të shënonin gjatë kohës së rregullt në ndeshjen e sontme në ‘FA Cup’.

Kështu, ndeshja shkoi në minutat shtesë, e ku Arsenal arriti të tregohet më i fortë, shkruan Sinjali Sportiv.

Në minutën e 109-të Arsenal shënoi golin e epërsisë, ku shënoi Smith Rowe.

Kurse, Aubameyang shënoi në minutën e 117-të për ta dyfishuar epërsinë.

Kështu, me këtë fitore Arsenal vazhdon rrugëtimin tutje në ‘FA Cup’.

/Sporti në Sinjali/