image Arsenal afër transferimit të White

Futboll

Arsenal afër transferimit të White

news image

Klubi anglez Arsenal është afër transferimit të mbrojtësit të Brighton Ben White.

Sipas ‘The Athletic’, Arsenal është afër transferimit të White.

Brighton për ta liruar mbrojtësin po kërkojnë rreth 58 milionë euro, ndërsa “Gunners” kanë ofruar rreth 52 milionë euro, plus bonuset.

Bisedimet kanë filluar midis dy klubeve dhe negociatat do të vazhdojnë deri sa të arrijnë një marrëveshje mbi mënyrën e pagesës.

23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Brighton në të gjitha garat./Gazeta Sinjali Sporti/