Ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, i cili e kishte sjellur Granit Xhakën në Londër, ka folur rreth incidentit të fundit të Xhakës me tifozët.
Wenger ka thënë se veprimet e futbollistit me prej ardhje nga Prishtina nuk janë ideale, por që në situata të tilla janë vështirë të kontrollueshme.
“Ju keni njerëz me pasionin, por edhe presionin që ata kanë mbi vete, zhgënjimin që ata mbajnë rreth tyre dhe ata ndonjëherë kanë reagime që nuk dëshironi, por duhet t’i kujtoni njerëzit për sjelljen që dëshironi”.
“Unë mendoj se Xhaka është një lojtar inteligjent, në kundërshtim me atë që kam dëgjuar javët e fundit. Më në fund ai kërkoi falje dhe kjo ishte ajo që donte Emery dhe ju prej tij”, përfundoi trajneri francez.
Xhakës i është larguar shiriti i kapitenit si dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga incidenti me tifozët./Gazeta Sinjali/