Arsene Wenger mbështeti dënimin e dhënë nga UEFA për Manchester City, duke kërkuar respektimin e rregullave të “fair play nanciar” nga të gjithë.
“Qytetarët” janë përjashtuar për dy sezone nga garat europiane dhe kanë marrë gjobë prej 30 milionë euro, pasi nuk kanë zbatuar rregullat në këtë drejtim. Klubi anglez ka njoftuar se do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Ish-trajneri i Arsenalit është në favor të justifikimit të shpenzimeve, të mbulimit të tyre nga klubet me transparencë.
“Unë kam qenë gjithmonë për kontrollin e rregullave financiare. Lërini klubet të punojnë me të ardhurat natyrore që kanë. Rregullat duhen zbatuar nga të gjithë. Jam i bindur se duhen revolucionarizuar ligjet e FFP, por ato që janë në fuqi duhen respektuar. Njerëzit që nuk i respektojnë ato duhet të ndëshkohen. Nëse vërtetohet se kjo është bërë me qëllim, atëherë kjo nuk mund të mbetet e pandëshkuar. Sporti ka të bëjë me fitoren, por duke respektuar rregullat”.
“Nëse nuk ka respekt për rregullat, nuk është sport i vërtetë. Kjo është ajo që unë mendoj se është më e rëndësishmja. Unë nuk i di rregullat përkatëse në kësi rastesh aq mirë, sa të them se çfarë lloj ndëshkimi duhet. Gjithçka duhet të jetë e specifikuar në librin e rregullave”, ka deklaruar ai.