image Arrin në 5065 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë

Shëndetësi

Botë/ Arrin në 5065 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë

news image

Numri i të vdekurve nga koronavirusi arrin në mbi 5 mijë persona, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.

Numri i saktë i të vdekurve nga koronavirusi është 5 mijë e 65 persona, ndërsa 136 mijë e 929 të tjerë janë të infektuar.

Sipas raporteve të fundit, numri i pacientëve, të cilët janë duke u trajtuar nga ky virus ka arritur në 69 mijë e 623 pacientë.

Regjioni me numrin më të lartë të vdekjeve është provinca e Kinës, Hubei, ku virusi Covid-19 ishte përhapur për herë të parë.

Në Hubei janë regjistruar 3 mijë e 62 vdekje, të pasuara nga 514 persona të vdekur në Itali./Gazeta Sinjali/