image Arrin në 400 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Arrin në 400 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke bërë që numri i përgjithshëm i të prekurve të arrijë në 400.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste” ka njoftuar Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik.

Deri tani, nga ky virus kanë humbur jetën 22 persona. Derisa, listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 23 persona, duke e çuar numrin e të shëruarave nga koravirusi në 154.

Ky insituti njofton gjithashtu se 52 persona janë aktualisht në shërbim infektiv, derisa 58 të tjerë po trajtohen në spitalet COVID.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë”, thuhet tutje në njoftim.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID- 19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Gazeta Sinjali/