image Arrin në 37 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një xhami të Afganistanit

Botë

Arrin në 37 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një xhami të Afganistanit

news image

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në një xhami në Afganistanin jugor është rritur në 37, me më shumë se 70 persona të plagosur.

Sulmuesit vetëvrasës sulmuan xhaminë Imam Barga kur qindra besimtarë ishin mbledhur për lutjet e së premtes.

Sulmi erdhi një javë pasi një filial i Shtetit Islamik kreu një sulm të ngjashëm në Afganistanin verior që vrau 46 persona, raporton BBC.

Grupi ekstremist, i cili është kundër talebanëve në pushtet, i sheh myslimanët shiitë si apostatë që meritojnë vdekjen.

Talebanët janë zotuar të mbrojnë pakicën shiite të Afganistanit, e cila pësoi persekutim gjatë periudhës së fundit të sundimit talebanë, në vitet 1990./GazetaSinjali/

The aftermath of the attack showing broken windows
Taliban soldiers guard the road to the mosque