image Arrin në 30 numri i të vdekurve nga stuhitë në SHBA

Botë

Arrin në 30 numri i të vdekurve nga stuhitë në SHBA

news image

Mediat amerikane kanë raportuar për më shumë se 30 persona të vdekur në New York dhe New Jersey nga stuhitë, megjithëse shifrat po ndryshojnë varësisht agjencive të lajmeve.

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden tha se “tani për tani, 11 persona në New York dhe New Jersey vdiqën për shkak të stuhisë”.

Ai gjithashtu foli edhe për gjashtë vdekje të tjera të amerikanëve në jug të vendit për shkak të Uraganit Ida.

Megjithatë, numri i saktë i atyre që humbën jetën në këto fatkeqësi natyrore dhe dëmet e shkaktuara do të bëhen të qarta në ditët në vijim.

/GazetaSinjali/